Vendosni fjalën kyçe....

Macroni “gjen” kandidat për bashkinë e Parisit, futet në garë ministrja e Shëndetësisë


Në fillim të kësaj jave, u njoftua se aleati i ngushtë i presidentit francez, Emmanuel Macron, Benjamin Griveaux kishte tërhequr kandidaturën e tij nga gara për bashkinë e Parisit pas publikimit në internet të një videoje me përmbajtje seksuale ku pretendohet se është i përfshirë.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnès Buzyn, i tha agjencisë së lajmeve AFP të dielën se ajo do i bashkohej zgjedhjeve për kryetar bashkie në Paris dhe do zëvendësonte Benjamin Griveaux.

Ajo gjithashtu tha se do të hiqte dorë nga posti i saj aktual për shkak të vendimit të saj për të kandiduar. Ajo do të jetë kandidatja për partinë e presidentit Emmanuel Macron, ‘La Republique En Marche’.

‘Unë gjithmonë kam jetuar në Paris, kam lindur këtu, kam punuar këtu dhe këtu kam rritur fëmijët e mi. Unë e njoh këtë qytet dhe problemet e tij, që duhet të zgjidhen me qetësi dhe vendosmëri,’ tha Buzyn, cituar nga BFMTV.

Një skandal në institucionin politik francez u shfaq më herët gjatë javës pasi uebfaqja Pornopolitique publikoi një video të një personi të identifikuar si ‘Benjamin Griveaux’ me foton e tij në tabelë, kinse duke masturbuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *