Kryeministri Rama ka deklaruar nga Brukseli se integrimi i vendit në Bashkimin Europian nuk do jetë e lehtë, por shtoi se i është mirënjohës Presidentit të Këshillit të Europës për mbështetjen.
Rama e bëri deklaratën para tryezës së përbashkët ‘BE e krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.’
Kreu i qeverisë shtoi se metodologjia e re e zgjerimit mund të rezultojë një platformë mirëkuptimi mes vendeve anëtare.
‘Të gjitha u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të Ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për ti dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare’, tha Rama.