Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha s’do përfshihet në çështjen e Julian Assange sepse është politike – Deklarata


Një zëdhënëse e Buckingham Palace ka thënë se Mbretëresha nuk do të ndërhyjë për të liruar themeluesin e Ëikileaks, Julian Assange, duke u zotuar të mbetet ‘jo-politik’e.

Deklarata në dukje konfirmon se ndalimi i Assange është një çështje politike, jo kriminale.

Aktualisht Assange ndodhet i burgosur Belmarsh duke pritur ekstradimin në SHBA.

Aktivisti Chris Lonsdale i shkruajti një letër mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar, duke i kërkuar monarkes që ‘të sigurojë se Julian Assange do lirohet nga burgu i Belmarsh pa kushte’, në frymën e ‘drejtësisë, paqes dhe mendjes së ndershme’.

Në një përgjigje të postuar nga Lonsdale të dielën, një zëdhënëse e Mbretëreshës tha se madhëria e saj ‘mbetet rreptësisht jo-politike në të gjitha kohërat’ dhe arrestimi i Assange është ‘çështje në të cilën Mbretëresha nuk do të ndërhynte’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *