Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër mik i princit Andrew akuzohet për trafik seksual dhe pedofili


Me skandalin e Jeffrey Epstein që ende po e përndjek, djali i dytë i mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar tani mund të përballet me pasojat e një çështjeje të dytë juridike ku është përfshirë një tjetër mik i tij i pasur.

Emri i tij është Peter Nygard, shkruan Daily Mail. Ai është manjati i modës kanadeze, 78-vjeçari i famshëm për stilin e tij të të veshurit dhe mënyrën e jetesës hedoniste që ai ka ndjekur për vite me rradhë në një resort luksoz privat që zotëron në Bahamas. Resorti i Nygard është ndërtuar në një truall prej 4,5 hektarësh, të cilën ai e bleu në vitin 1987 dhe kaloi një dekadë duke e shndërruar në atë që më vonë e përshkroi si “shtëpia e ëndrrave “.

Mes mysafirëve të tij përveç princit Andrew, përmendim dhe Michael Jackson, Lenny Kravitz, Robert DeNiro, Sylvester Stallone, Jessica Alba, Zoe Saldana, Sean Connery e madje dhe ish-presidentin e SHBA-ve George HW Bush dhe disa anëtarë të klanit Kennedy.

Të enjten, avokatët që përfaqësonin dhjetë gra të paidentifikuara paraqitën një padi duke pretenduar se në rezidencën e Nygard, që ishte vizituar nga kaq shumë të famshëm janë përdhunuar vajza të mitura.

Dokumenti prej 99 faqesh thotë se miliarderi e përdori pasurinë dhe statusin e tij për të tërhequr vajzat e mitura në një harem, ku do të paguheshin dhe u premtonte ‘mundësi fitimprurëse të modelimit’. Më pas ai do t’i sulmonte e përdhunonte.

Akuzat janë hedhur poshtë nga Nygard, i cili zotohet se do të pastrojë emrin e tij. Akuzueset e Nygard, po kërkojnë nisjen e një procesi gjyqësor për akuza abuzimi të shumëfishtë dhe trafik seksi ndaj tij.

Çështja e re sjell siklete të tjera për princin Andreë, i cili u tërhoq nga jeta publike vitin e kaluar pas një debati të fortë publik mbi marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

Peter Nygard duke mbërritur në një event mode me aktoren Suelyn Medeiros

Princi Andrew e vizitoi Nygard së bashku me ish-gruan e tij Sarah Ferguson dhe dy vajzat e tyre në resortin në Bahamas në vitin 2000

Princi dhe ish-gruaja e tij Sarah Ferguson qëndruan në rezidencën “Nygard Cay”, me vajzat e tyre Beatrice dhe Eugenie

Prince Andrew dhe ish-bashkëshortja Sarah Ferguson


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *