Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e qytetit fantazmë që dikur ishte ndër vendet turistike më të preferuara (Fotot)


Dikur ishte një atraksion shumë i preferuar turistik në Qipro por prej më shumë se 45 vitesh është kthyer në qytet fantazmë.

Në këtë qytet dikur pushonin emra të tillë si Elizabeth Taylor, Richard Burton dhe Brigitte Bardot por sot qyteti i Marasit, në periferi të kryeqytetit Famagusta, është kthyer në një fantazmë.

Pas vitit 1974, kur pati një grusht shteti të frymëzuar nga Greqia dhe Turqia më pas pushtoi Qipron veriore, qyteti i Marasit u kthye dalëngadalë në gërmadhë.

Pas përplasjeve 40 mijë banorët e qytetit u larguan përpara se forcat turke të kontrollonin zonën dhe ai ka mbetur i pabanuar.

Maras u mbyll dhe u braktis pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 550 në 11 maj 1984 maj, që ndaloi ribanimin e qytetit.

Banorët nuk janë kthyer kurrë në shtëpitë e tyre dhe shumë pak janë lejuar të hyjnë në komunitetin e rrethuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *