Vendosni fjalën kyçe....

Përsëri sulm me raketa pranë Ambasadës Amerikane në Irak


Disa raketa janë hedhur pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Irakut herët të dielën.

Ky është sulmi më i fundit pas një serie sulmesh kundër objekteve amerikane në vend, që pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

“Al Jazeera” shkruan se raketat goditën një bazë irakiane ku strehohen trupat amerikane dhe forcat e tjera të koalicionit në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, një zonë ku ndodhen ambasadat e huaja dhe zyrat e qeverisë.

Sipas kolonelit Myles B Caggins III, sulmi ndodhi pak para orës 03:30 të mëngjesit e për fat të mirë nuk shkaktoi viktima, por vetëm dëme të vogla.

Për sulmet me raketa, SHBA-të fajësojnë milicitë e mbështetura nga Irani brenda Hashd al-Shaabi, ose Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF).

Sulmi i së dielës erdhi vetëm disa orë pasi një prej fraksioneve të mbështetura nga Irani, Harakat al-Nujaba, njoftoi një “kundërpërgjigje” për të nxjerrë forcat amerikane nga vendi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *