Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti portugez s’ia lëshon dorën, Modi duket sikur e ka zënë korrenti (VIDEO)


Shtrëngimi i duarve mes presidentit portugez Marcelo Rebelo de Sousa dhe kryeministrit të Indisë Narendra Modi vodhi gjithë vëmendjen e takimit më shumë se sa biseda mes tyre.

Siç shihet në videon e mëposhtme, udhëheqësi portugez i dha një shtrengim duarsh të fuqishëm e mjaft të gjatë Modi-t, i cili s’mundte dot të shkëputej.

De Sousa për më tepër i shkund duart vazhdimisht sa lart poshtë, por Modi e çoi deri në fund.

Në fakt lideri portugez ka fituar një reputacion mbarëbotëror për shtrëngimin e tij të duarve. Madje një herë desh e rrëzoi Donald Trump te pragu Shtëpisë së Bardhë pasi e tërhoqi aq shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *