Numri dy i Partisë Demokratike, ka deklaruar sot se këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Dakon është frikë.
Në një status në Facebook, Bardhi, shkruan se kreu i qeverisë druhet se mos anëtari i bandës, Dako, pendohet dhe mund t’i hajë kokën shefit.
‘Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!’ – shkruan Bardhi.
Më tej Sekretari i Përgjithshëm shkruan se para frikës së humbjes së pushtetit kriminal, Rama ka hedhur në kosh edhe DASH-in, ndërsa mbyll statusin me fjalët se koha e Ramës ka mbaruar e anija e tij po mbytet.
‘Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!’ – mbyll reagimin, Bardhi.