Vendosni fjalën kyçe....

SHBA rrit tarifat për avionët e importuar nga Evropa


Ditën e Premte më 14 Shkurt, qeveria amerikane deklaroi se ka vendosur të rrisë tarifat për avionët e importuar nga Bashkimi Europian në 15%, nga 10% që ishte më parë kjo tarifë, duke rritur ndjeshëm presionin ndaj Brukselit në një përballje thuajse 16 vjeçare mes dy gjigantëve Airbus dhe Boeing.

Vendimi i qeverisë amerikane për të rritur tarifat ndaj avionëve europianë, ata Airbus, do të godasë rëndë kompanitë ajrore amerikane, të cilat prej kohësh janë duke u përballur me mungesa avionësh dhe vështirësi të ndryshme, thotë vetë Airbus. Prodhuesi europian i avionëve deklaron se do të vazhdojë diskutimet me konsumatorët europianë për të minimizuar sa mundet efektet e rritjes së tarifave ndërkohë që shpreson se zyra amerikane e përfaqësuesve të tregtisë do të ndryshojë pozicion në lidhje me këtë çështje.

“Kjo zyrë e injoron faktin se tarifat e reja do të duhet të paguhen nga kompanitë ajrore amerikane”, thotë Airbus në reagimin zyrtar në lidhje me  rritjen e tarifave për avionët europianë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *