Sot pritet që të shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Gjithsesi paraprakisht është caktuar një seancë për votimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Këshillin e Prokurorëve si dhe Ligjin për Mbrojtje, shkruan Agjenciaina.
Partia në pushtet LSDM, lajmëroi më herët se nuk do të lejojë shpërndarjen e Kuvendit pa u votuar ligjet e rëndësishme për vendin, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do mbahen më 12 prill.
Me shpërndarjen e Kuvendit, kryeparlamentari Xhaferi do shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.