Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në klubin e natës në SHBA, 1 i vdekur e 4 të plagosur


Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë në një klub nate Connecticut.

Incidenti ndodhi pak para orës 03:00 të mëngjesit. Autoritetet thonë se u qëlluan pesë persona, njëri prej të cilëve fatkeqësisht nuk arriti dot të mbijetonte. Identitetet e të lënduarve nuk dihen e as gjendja e të plagosur.

Ndërkohë nuk ka të dhëna as për autorin apo autorët e të shtënave me armë. ABC shkruan se policia po heton ngjarjen dhe i ka kërkuar dëshmitarëve t’i kontaktojnë për informacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *