Vendosni fjalën kyçe....

U kap me mbi 8 kilogramë kokainë, si e kishte fshehur drogën shqiptari (VIDEO)


Një burrë me origjinë shqiptare u arrestua të shtunën nga karabinierët në Bolzano pasi u kap me drogë.

Policia po zhvillonte kontrolle në qytet, kur rreth orës 5 të mëngjesit, ata ndaluan një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një 45-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari dukej i dyshimtë pasi u bë shumë nervoz. Në fillim u mendua mos ishte nën efektin e alkolit, më pas u zbulua se ai ishte futur në Itali si turist por nuk mundi të shpjegonte udhëtimin e tij me makinë në ato kushte. Fakti që makina e cila nuk ishte në emër të tij, kishte dëmtime në pjesën e brendshme, ngriti dyshime të tjera.

Mungesa e bagazheve i shtoi më tepër dyshimet çka bëri që karabinierët të vijonin kontrollet e imtësishme në automjet dhe e dërguan burrin në komisariat.

Gjatë kontrollit të makinës u vu re një anomali: nga ana e pasagjerit, në pjesën e poshtme midis tunelit të ingranazheve dhe nën instrumentet e pultit qendror, ishte bërë një prerje si një lloj dritareje.

Pas heqjes së mbulesës plastike, karabinierët zbuluan një vend shumë të madh fshehjeje që përmbante tetë pako kokainë me peshë 8.5 kg të mbështjella me celofan dhe kasetë izoluese.

Shtetasi shqiptar u shpall menjëherë i arrestuar për trafikim të drogës dhe u dërgua në burgun e Bolzano-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *