Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në ndërtimin e një godine. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:30 në rrugën “OSBE” në Kamëz.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet R.D, 40 vjeç, ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit me inicialet R.M.
Punëtori i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.