Vendosni fjalën kyçe....

Zbulim tronditës në Burundi, gjenden 6 varre masive me eshtrat e 6.000 viktimave


Më shumë se 6,000 trupa janë gjetur në gjashtë varre masive në Burundi. Ky është zbulimi më i madh qëkur gërmimet u nisën muajin e kaluar për të gjetur viktima të dhunës etnike.

‘Gjatë fazës së parë të punimeve të gërmimeve pranë urës Ruvubu, në provincën Karusi, u gjetën mbetjet e 6.032 viktimave. Ato ishin kryesisht të të njëjtit grup etnik dhe u zhdukën si rezultat i konflikteve etnike,’ citojnë mediat lokale kryetarin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, Pierre Claver Ndayicariye.

Eshtrat janë kryesisht viktima të një masakre të vitit 1972 e cila raportohet se kishte në shënjestër grupin etnik Hutu, sipas Ndayicariye.

Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit u krijua në 2014 për të hetuar mizoritë e kryera nga viti 1885 deri në 2008.

Lufta civile e Burundit e nxitur nga tensionet etnike midis grupeve etnike Hutu dhe Tutsi nga viti 1993 e mbrapa vrau rreth 300,000 njerëz para se konflikti të përfundonte në 2005.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *