Prej orës 19:00 përfundoi Konferenca e Donatorëve nga Komisioni Evropian i zhvilluar enkas për mbledhjen e fondeve për procesin e Rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Në Konferencë morën pjesë rreth 100 vende dhe disa nga institucionet më të rëndësishme financiare të botës.
Në përfundim të konferencës u mblodhën në total 1.15 miliardë eurosh këto të akumuluara në formë grantesh nga vendet dhe në formë huaje nga vende apo institucionet financiare.
Kështu nga vendet shuma e mbledhur në total ishte afro 400 milionë euro nga vendet dhe afro 800 milionë euro ishin në formë huaje nga Bankat.
Shumat e ofruara nga institucionet financiare në formën e huave:
Grupi i Bankës Islamike për zhvillim 365 milionë euro në formë programesh investimi
Grupi i Bankës Botërore dhe IFC ofruan 160 milionë euro kredi.
Banka Europiane e Investimeve ofroi hua deri në 100 milionë euro.
Banka e Këshillit të Europës 155 milion euro grante dhe 100 milion euro hua.
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) dhuroi 100 milionë euro për rindërtimin. 1 milionë euro projekte. 18 milionë euro hua për ujësjellësin.
Po ashtu edhe franca ofroi deri 65 milionë euro hua.
Ndërsa ashtu siç e konfirmoi edhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shtetet mblodhën rreth 400 milionë euro si grant.