Britania e Madhe ka njoftuar se do e ndihmjë Shqipërinë me 1.2 milionë euro për të zbutur sadopak pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Njoftimi është bërë nga faqja në Facebook e ambasadës britanike.
‘Krah për krah me Shqipërinë në këtë periudhë vështirësie, për të dhënë një ndihmë në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik që goditi Vendin në nëntor. Qeveria e Britanisë bën pjesën e saj në konferencën ndërkombëtare të donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” që mbahet sot në Bruksel me një donacion prej 1 milion £, një vazhdimësi konkrete e angazhimit tonë dhe mbështetjes së veprimtarive të rindërtimit, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund t’i lënë pas krahëve të tilla ngjarje tragjike.’ – thuhet në njoftimi.