Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka dhënë disa detaje rreth shifrave nga Konferenca e Donatorëve.
Sipas Ahmetaj rreth 650 milionë euro janë hua dhe rreth 400 milionë janë grant por që sipas tij nuk janë shifra të zyrtarizuara saktësisht.
“400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”-deklaroi Ahmetaj në emisionin “Opinion”.