Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të nisë menjëherë puna për rindërtimin, fondet të përdoren me përgjegjshmëri


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas Konferencës së Donatorëve duke falënderuar vendet që dhanë ndihmë për Shqipërinë.

Basha ka kërkuar që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri.

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”-deklaron Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *