Gjenden disa metra në thellësi tre Fouristrada në Vlorë, në zonën e quajtur plazhi i ri. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur sot, ku policia ka sekuestruar automjetet.
Sipas gazetës Panorama, tre Fuoristradat ishin futur në det për të tërhequr një mjet lundrues, por kanë ngecur në det. Varka që automjetet po mundonin të tërhiqnin është shoqëruar drejt zonës së Triportit në Zvërnec. Mbetet për t’u verifikuar nëse bëhet fjalë për një ngjarje që lidhet me një trafik të mundshëm, apo thjesht për një përpjekje njerëzore për t’i ardhur dikujt në ndihmë.