Me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili është edhe kryetari i AAK-së, e ka nisur ditën duke iu shërbyer efektivëve të policisë.
Siç shihet në fotot që ai ka publikuar në rrjetet sociale, u ka shërbyer policëve pije të gazuara. Kjo është një traditë e ish-kryeministrit Haradinaj, i cili në raste festash vihet në shërbim të forcave të policisë për t’i freskuar apo ëmbëlsuar.
Për festën e Kurban Bajramit në gusht, Haradinaj iu ka shërbyer kafe e ëmbëlsira disa policëve në detyrë, ndërkohë që në 2018-ën u ka shërbyer edhe byrekë.