Vendosni fjalën kyçe....

I hiqet mbrojtja gjyqtarit të “dosjes 339”, i cili firmosi urdhër-arrestet për Avdylajt


I hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të dosjes së famshme 339, Bib Ndreca. Gjyqtari Ndreca ishte në mbrojtje të posaçme që pas firmosjes së urdhër-arresteve për grupin Avdylaj, por Komisioni i Mbrojtjes Fizike ka vendosur t’ja heqë atij mbrojtjen e posaçme fizike pa bërë të ditura arsyet.

Në dosjen e bujshme ‘Nr.339’, konfirmohet shit-blerja e votave dhe ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve në zonën e Shijakut nga grupi i Avdylajve. Në këtë dosje përfshihet edhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është përgjuar duke folur me njërin prej vëllezërve Avdylaj në lidhje me procesin e votimeve në këtë zonë.

Ndërkohë dy prokurorët e çështjes vijojnë të jenë në mbrojtje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *