Vendosni fjalën kyçe....

Iker Casillas zyrtarizon kandidaturën për presidencën e Federatës spanjolle


Iker Casillas i surprizon të gjithë.

Ish-portieri i kombëtares spanjolle ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet për president të Federatës Spanjolle të Futbollit që do të zhvillohen në vitin 2020, ku Casillas do të synojë të marrë vendin e Luis Rubiales.

“Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli spanjoll.”

Kujtojmë që Casillas, aktualisht është pjesë e Portos, në kampionatin portugez, teksa ende nuk ka komunikuar largimin e tij nga futbolli.

Kjo gjë pritet të ndodhë në momentin që ai do të dorëzojë kandidaturën për president të federatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *