Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e Donatorëve, BE-ja i jep 100 milionë Shqipërisë


Shefja e BE-së, Von der Leyen, ka deklaruar sot se Bashkimi Europian do i akordojë Shqipërisë 100 milionë euro nga buxheti i saj për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fjalën e saj në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, ajo tha ndër të tjera se BE-ja është mobilizuar për të ndihmuar Shqipërinë.

‘Në nëntor shqiptarët i goditi tërmeti në gjumë. 51 persona humbën jetën nën rrënoja. Dhjetra familje hapën shtëpitë për ata që mbetën pa strehë. I gjithë vendi ishte në zi, por u mobilizuan për t’i dhënë strehë atyre që humbën. Kjo është një histori humbjeje, por edhe një histori heronjsh, është një histori solidaritet midis vetë shqiptarëve. Ekipet e para filluan të vijnë në Shqipëri nga vendet europiane. Menjëherë aktivizuan mekanizmin e mbrojtjes civile euorpiane.  E gjithë BE u mobilizua për një vend që është në zemrën tonë. Populli i Shqipërisë e di që ata e kanë vendin në familje europiane më shumë se kurrë. Sot me këtë pjesëmarrje kaq mbresëlënëse ju tregoni reagimin. E gjithë bota është mobilizuar për mbështetjen tuaj. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovarë. Ne e kemi parë atë përtej çdo ndarje politike. Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar me 1 miliard euro. Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. Solidariteti jonë do jetë i fortë dhe angazhohemi për rindërtimin ën vazhdimësi. Askush nuk mund ta ndjejë boshllëkun e atyre që kanë humbur jetën, por mund të ndihmojmë Shqipërinë që të rifilloje nga e para. Së bashku mund ta bëjmë vendin tuaj më të fortë. 100 milion euro nga buxheti i BE-së.’ – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *