Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi falënderon vendet për kontributin për rindërtimin: Çdo euro e mbledhur duhet të administrohet me transparencë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi falënderoi kontributin e vendeve në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.

Kryemadhi më tutje deklaroi se çdo para e mbledhur është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe me përgjegjësi të plotë.  

Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira.
Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.
Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.
Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.
Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.
Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!
Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!Ju faleminderit!”-
shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *