Srinivasa Gowda, indiani i cili u bë viral javën e kaluar pasi u shfaq në një video duke vrapuar largësinë prej 100 metrash në kohë rekord, tha se ai nuk do të pranojë një ftesë nga qeveria indiane për të marrë pjesë në provat e atletikës.
Gowda, 28 vjeç, është një yll në Kambala, një sport ku konkurrentët garojnë me buaj dhe sipas mediave lokale ai mund t’i kapë 100 metrat në kohë rekord duke ruvalizuar me legjendën Usain Bolt.
Ai thuhet se ka përfunduar garën 140 metra në një kohë prej 13.42 sekonda, që do të përkthehej në një kohë prej 9.55 sekondash në 100 metra. Rekordi i Bolt aktualisht qëndron në 9.58 sekonda.