Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Konferencë të Jashtëzakonshme: Kam prova të reja për Ardian Dvoranin, t’i ndërpritet detyra


Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë në një Konferencë të Jashtëzakonshme për mediat, ku ka zbuluar fakte të reja që sipas tij konfirmojnë aktet kriminale të kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Ai tha se do depozitojë një shtesë të re në padinë ndaj Dvoranit, ndërsa zbuloi se ka patur një komunikim mes këtij të fundit dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metës, Dvorani i është përgjigjur brenda pak orësh Ruçit në emër të Këshillit të emërimeve në Drejtësi, pa organizuar më parë një mbledhje të këtij Këshilli, duke i dhënë kështu vetes kompetenca që s’i takojnë.

“Kjo është një deklaratë mbi provat e reja që faktojnë veprimtarinë kriminale të të kallëzuarit Ardian Dvoranit. Sot dua t’u informoj ju dhe gjithë institucionet vendase dhe ndërkombëtare mbi faktet e reja të dala në dritë mbi veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit, gjatë kryesimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në vitin 2019. Sot po përgatitet dhe do depozitohet një shtesë në kallëzimin penal që kam përgatitur për këtë shtetas në vitin 2019, jo vetëm për të thelluar hetimin penal ndaj tij për veprat kriminale, pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për shkak të mos plotësimit të kuorumit në gjykatën Kushtetuese, por edhe sepse të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale përmes shpërdorimit të funksionit publik për kapjen e gjykatës Kushtetuese. Të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet t’i ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale për vonimin e procesit të plotësimit të kësaj gjykate, që vendin e fundit të ia ruajë vetes. 

Sot jam këtu para jush për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e Drejtësisë, kur kryetari i Kuvendit me shkresën e datës 8 nëntor 2019,  i drejtohet kryetarit të KED-së duke i kërkuar informacion për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe kur i kallëzuari Ardian Dvorani që lihet ende i lirë të kryejë funksion publik, brenda pak orësh i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur informacionin mbi vullnetin e shprehur dhe administruar shkresërisht të presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit.

Pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED-së, e pa patur kompetencë ligjore të kryejë veprime të tilla, konstaton si të jetë vetë organi i emërtesës, pra sikur të jetë vetë presidenti, të emëruarin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka shtrembëruar faktet dhe abuzuar me detyrën për t’i rrëmbyer presidentit të Repulikës kompetencën.

Ai duhet t’i përgjigjet SPAK-ut se pse nuk e thirri KED të shprehej për shkresën e kryetarit të Kuvendit. A është në kompetencën e tij të përfaqësojë KED-në pa marrë mendimin e anëtarëve të këtij Këshilli.

Nuk mund të komentonte qëndrimin e kompetencave e presidentit, atëhere si mundet që arriti të thyente këtë rregull të këshillit për t’iu përgjigjur kryetarit të Kuvendit.”– tha Meta.

Presidenti më pas zbuloi edhe komunikimin mes kryetarit të Kuvendit Gramoz ruçi dhe kreut të KED-së, Ardian Dvorani. Ai disa herë deklaroi se kjo është një përpjekje për grusht shteti. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *