Aktivistja suedeze Greta Thunberg e ka ekspozuar veten në rrjet, duke dalë në foto me një reper të vendit të saj i cili jo vetëm këndon për krimin por edhe ka qenë në burg për disa vite.
Aktivistja adoleshente është kritikuar ashpër në rrjet vetëm për shkak të kësaj fotoje.
Siç shkruan RT, artisti i cili e quan veten 1.Cuz, interpretoi në tubimin e fundit të Thunberg në Stokholmin qendror. Si gjithmonë me një maskë dhe për të mbajtur sekret identitetin e tij të vërtetë, 1.Cuz këndoi për krimin, drogën dhe urrejtjen e tij për policët.
Në një intervistë të fundit për mediat suedeze, reperi deklaroi se ai kishte vuajtur dy vjet burg për një krim “të rëndë”, por nuk dha detaje se për çfarë krimi bëhej fjalë.
Pas ngjarjes, 1.Cuz publikoi një fotografi ku shihej me krahun rreth Thunberg. Ai mbante një maskë gri në fytyrë, ndërsa Greta e pa maskuar buzëqeshte para kamerës.
“Një miqësi e papritur”, thuhet në diçiturën e fotos.
Ndërsa nuk është e qartë nëse ata janë me të vërtetë miq, shumë suedezë e konsideruan miqësinë e tyre të papërshtatshme dhe qesharake.
Shumë suedezë janë të zhgënjyer të shohin Thunberd duke u shoqëruar me personazhe që promovojnë krimin në vend. E disa përdorën kundër thënien e saj: “Si guxon?”