Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me fshatin e gëlltitur nga shkretëtira (Fotot)


Gërmadhat e shtëpive të dikurshme janë ende të dukshme, por rëra gjithëpërfshirëse i ka rrethuar duke u derdhur nëpër dritare, duke mbushur oborret dhe duke zhdukur mobiljet.

Më pak se një orë me makinë nga qyteti i Dubait, pak mbi kufirin në Sharjah, ky fshat që përfshin dy rreshta shtëpish dhe një xhami elegante është lënë në mëshirë të fatit.

Ka të dhëna që banorët mund të jenë larguar në nxitim e sipër, dyer e hapura dhe një pjesë sendesh personale të lëna andej këtej.

Njihuni me fshatin Al Madam, që sot është i braktisur dhe nuk ka mbetur më askush për të treguar historinë e tij. Megjithatë në këtë formë ai ka nisur të thithë turistë të ndryshëm dhe prapë se prapë shërben.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *