Vendosni fjalën kyçe....

Pasojat e koronavirusit në Hong Kong, një grup i armatosur vjedh letra higjinike në supermarket


Një grup njerëzish të armatosur në Hong Kong kanë vjedhur me qindra rrotulla letrash higjienike, të cilat kishin një vlerë më shumë se 200 dollarë.

Duket e çuditshme, por për shkak të panikut nga koronavirusi janë krijuar mungesa të letrave higjienike.

BBC shkruan se burra me thikë i grabitën letrat nga një punonjës të shpërndarjes së produkteve, jashtë një supermarketi në rrethin Mong Kok.

Policia ka arrestuar dy prej tyre dhe ka rikuperuar disa prej rrotullave të vjedhura. Sipas raporteve lokale, hajdutët kishin e kërcënuar punëtorin e shpërndarjes që t’u jepte letrat higjinike.

Ata kishin marrë 600 rrotulla të letrave higjienike, të vlefshme rreth 1695 HKD (218 dollarë)

Pavarësisht zotimit të qeverisë që furnizimet me produktet bazë nuk do të preken nga shpërthimi i virusit, banorët kanë patur mungesa të letrave higjinike.

Mungesa ka patur edhe në produkte të tjera, përfshirë këtu orizin, makaronat dhe sendet e pastrimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *