Një furgon i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës, është përfshirë sot në një aksident rrugor.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të fshatit Qesarat, në Memaliaj, ku furgoni policor është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë ka mbetur i lënduar një efektiv policie, i cili kishte qenë duke shoqëruar tre të burgosur të cilët ndodheshin brenda në furgon.
Polici 32 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar në spital me dëmtime të lehta.
(Lajmi në përditësim…)