Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në mëngjesin e punës të organizuar nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, në Bruksel.
Në këtë mëngjes pune kanë qenë të pranishëm edhe komisionerë dhe ministra të jashtëm të vendeve të BE-së, ku është diskutuar lidhur me përparimin e reformave dhe solidaritetin për Konferencën e Donatorëve për tërmetin që do të zhvillohet sot.
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely i cili ishte gjithastu në këtë tryezë, tha se Komisioni Europian mbështet Operacionin Forca e Ligjit.
“Shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin e OFL, tregon lidership në luftën kundër krimit. Komisioni mbështet operacionin Forca e Ligjit”, deklaroi Varhely.