Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 71 mijë numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kinë, 1775 viktima


Numri i personave të infektuar me koronavirusin në Kinë kaloi 71.000 të hënën, ndërsa ekspertët ndërkombëtarë takuan homologët e tyre kinezë për mënyrën e trajtimit të pidemisë që ka shkaktuar shqetësim global.

Numri i vdekjeve u rrit në 1.775 në territorin e Kinës teksa 100 persona të tjerë vdiqën në provincën Hubei, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetor përpara se të përhapej në të gjithë vendin dhe jashtë saj.

Shqetësimet për përhapjen e virusit mbeten të larta teksa epidemia ka mbërritur tashmë në anë tjetër të botës, në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *