Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia “Ciara” sfidon gravitetin, ndryshon rrjedhën e Ujëvarës (VIDEO)


Një video e pazakontë është publikuar në rrjet, ku tregohet se si stuhia “Ciara” i ka ndryshuar rrjedhën një prej ujëvarave më mbreslënëse të Britanisë së Madhe.

Siç shkruajnë mediat lokale, kur stuhia Ciara goditi Skocinë, shkaktoi kaos në rrugë dhe i la njerëzit të bllokuar në banesa pasi u anulua dhe transporti publik. Por një nga gjërat më interesante ishte ujëvara në kodrat afër Glasgow-t në Skoci, ku uji në vend që të zbriste poshtë, ngjitej lart.

Kjo nuk është hera e parë që erërat e fuqishmë në Skoci kanë kundërshtuar forcën e gravitetit, duke i kthyer shpesh mbrapsht ujëvarat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *