Vendosni fjalën kyçe....

Suedia i dhuron Shqipërisë 5.6 milionë euro për rindërtimin


Suedia ka njoftuar se do e ndihmojë Shqipërinë me 5.6 milionë euro për programin e rindërtimit pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Njoftimi është bërë nga faqja e ambasadës suedeze në Facebook, sipas së cilës, ndihma do jepet në Konferencën e Donatorëve në Bruksel nëpërjet ministrit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

‘Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit. Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim @petererikssonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Shikoni videon e shkurtër për të mësuar më shumë rreth mbështetjes suedeze’, thuhet në njoftimin në Facebook të ambasadës suedeze.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *