Vendosni fjalën kyçe....

1.15 miliard euro u mblodhën për tërmetin, Ahmetaj: Gjithmonë ka firo të vogla


Ditën e djeshme në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel, u mblodh një shumë prej 1.15 miliard eurosh për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të shkuar.

Kjo shumë u mblodh në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi.

Por sa rrezik ka që kjo shumë e deklaruar të mos mblidhet? I pyetur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se gjithmonë do të ketë firo të vogla.

“Gjithmonë ka firo të vogla, që varet nga administrata shqiptare si e ndjek. Franca kishte firo se nuk iu deshën, Serbia ka patur një firo rreth 20 përqind. Ka vende që shkon deri në 40 përqind. Varet nga administrim. Këtu kemi tre duar kryesore, Komisioni Europian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe pastaj grantet e vogla.“- tha Ahmetaj.

Ai shtoi se sfida kryesore është që kjo administratë të arrijë në kohë rekord, në 2 vjet, ti vendosë në zbatim të githë ato para. Sidomos grantet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *