Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: E them me keqardhje por euforia me donacionet do jetë zhgënjimi më i madh


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se euforia me donacionet nga shtetet për tërmetin do jenë zhgënjimi më i madh pasi sipas tij ndërmjetësit janë një grup hajdutësh.

Sipas Berishës, dy figurat kyçe Rama dhe Ahmetaj janë hajduti sipas tij dhe thuhet se kanë groposur kazanë me euro.

Nuk mund të ndalem pa thënë se, jashtë euforisë së madhe jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Më vjen keq që bëjë këtë kasandër. Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro. 

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave”-deklaroi Berisha në emisionin Tempora në Ora News.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *