Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata të forta në emisionin “Tempora” lidhur me çështjen e shumëpërfolur të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Berishës, kryeministri Rama është peng i Beogradit dhe është mbështetësi i Vuçiçit në këtë ide.
“Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhtisë. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd. A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve.
Boris Tadiç ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se: rajoni i Ballkanit kërcënohet nga nacionalizmat serbe. Edi Rama është pjesë e nacionalizmat serbe. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit. Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e priti Kurtin”-deklaroi Berisha.