Vendosni fjalën kyçe....

Bie sëmundja e lisë në shkollën në Memaliaj, preken dhe fëmijët e kopshtit


Rreth 20 fëmijë janë prekur nga semundja e lisë së dhenve. Nga 20 fëmijë të prekur, 15 janë në shkollën 9-vjeçare të qytetit “Nimete Progonati” dhe 5 prej tyre në kopshtin pranë, ndërsa ekziston frika se numri i tyre mund të jetë edhe më i madh.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, kjo situatë nuk ka sjellë një pezullim të procesit mësimor, sepse zgjidhja është gjendur nga vetë prindërit duke mos i çuar fëmijët e tyre në shkollë.

Shumica e fëmijëve kanë shfaqur temperaturë dhe janë mbushur me puçra në pjesën më të madhe të trupit.

Sëmundja e lisë së dhenve ose Variçela siç quhet në gjuhën mjekësore, është një sëmundje që prek kryesisht fëmijët e vegjël dhe më pas transmetohet nëpërmjet ajrit, spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet rrobave apo sendeve që ka në përdorim i sëmuri. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *