Dy burra përleshen para podiumit ku po mbante një fjalim Bernie Sanders (VIDEO)


Një incident ka ndodhur të hënën në një tubim të Bernie Sanders në Kolorado, pasi një njeri i bardhë sulmoi një burrë me ngjyrë pasi ky i fundit po ia bënte “yyyy” kandidatit demokrat.

Daily Mail shkruan se dy burrat nisën të përleshen pranë skenës, ndërkohë që kandidati për president po fliste.

Miqtë e të dy burrave shpejt ndërhynë para se sherri t’u dilte nga dora. Dy burrat akuzuan njëri-tjetrin se kishin filluar konfliktin fizik.

Burri i bardhë i quajtur Tyler, tha se personi me të cilin po zihej kishte një këmishë ku shprehte kundërshtimin ndaj politikës së Sanders për armët.

Tyler i tha CBS-së se ai po përpiqej të filmonte burrin me ngjyrë dhe miqtë e tij por ai e shtyu dhe ky iu kundërpërgjigj.

Ndërkohë burri afrikano-amerikan tha se ishte Tyler agresori.

“Ai kishte një problem me këmishën që mbaja. Unë po filmoja ngjarjen, ai vjen lart dhe më quan racist. Por unë mendova: Çfarë di ai në lidhje me jetën e njerëzve me ngjyrë, për diskriminimin, ose, për kuptimin e këmishës.”- tha burri me ngjyrë.

Ai shtoi se ndërsa pajtohet me Sanders për shumë politika, pronësia e armëve nuk është një nga ato.

Asnjë nga burrat nuk u përjashtua nga tubimi, por ata u ndanë nga njëri-tjetri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *