Vendosni fjalën kyçe....

Ervis Martinaj, Leonard Duka e Endrit Dokle, tre emrat të cilëve OFL-ja u kërkon të justifikojnë pasurinë


Ervis Martinaj është emri i radhës, që është vënë nën lupën e Operacionit Forca e Ligjit (OFL).

Martinaj njihet si biznesmen në fushën e basteve sportive dhe OFL-ja ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, zyrën e Hipotekës, zyrën e taksave, etj, shkruan Shqiptarja.com

Ai është ende nën hetim lidhur me përplasjen me armë të 4 tetorit 2018 në një lokal në zonën e ish-Bllokut, përplasje ku mbeti i plagosur ai dhe miku i tij, Eljon hato, ndërsa miku tjetër i tij, Fabiol Gaxha, u vra.

Persona të tjerë të cilëve po u hetohet pasuria janë Leonard Duka e Endrit Dokle. Duka shtë në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me Fatmir Hysenin, Blendi Tetën, Erlis Dukën, Oltian Lokën, Ilir Selmanin, Aleksandër Maxhakun e Dritan Agajn, ekzekutuan në Tiranë më 27 gusht 2019, ish-oficerin e policisë, Santiago Malkon.

Leonard Duka e vëllai i tij, Erlis Duka, dyshohet se menaxhojnë disa biznese në Tiranë.

Endri Dokle po hetohet për pasurinë e tij. Ish-anëtari i Bandës së Durrësit u lirua nga burgu në datën 14 janar 2020, edhe pse ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, tentativë vrasjeje pengmarrje e trafik ndërkombëtar droge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *