Profesori i Drejtësisë në Harvard, Alan Dershowitz, i tha ‘Breitbart News’ se miliarderi i majtë, George Soros, i kërkoi presidentit të atëhershëm amerikan, Barack Obama, të hetojë dikë.
Dershowitz nuk e identifikoi se kush ishte saktësisht objektivi i hetimit, por tha se emri së shpejti do të dilte në një proces gjyqësor që duhej të kishte nisur ndërkohë.
Zbulimi ishte aq befasues sa që moderatori i Breitbart e bëri dy herë pyetjen ndaj profesorit gjatë emisionit.
Gazetari: Por më lejoni t’ju pyes. Ju thatë që George Soros i kërkoi presidentit Barack Obama që Departamenti i tij i Drejtësisë të hetojë dikë?
Dershowitz: Kjo do dalë së shpejti në një proces gjyqësor në të ardhmen e afërt.
Gazetari: Atëherë ne mezi presim të dëgjojmë më shumë rreth kësaj çështjeje.
Dershowitz: Kjo nuk është e pazakontë. Kjo nuk është e pazakontë. Njerëzit u pëshpërisin presidentëve gjatë gjithë kohës. Presidentët i pëshpërisin Departamentin të Drejtësisë gjatë gjithë kohës. Është shumë e zakonshme. Është gabim , kushdo që e bën atë, por është e zakonshme dhe ne nuk duhet të mendojmë se është unike për ndojnë president të veçantë. Unë kam në zotërimin tim formën 302 (të dhënat e një interviste në FBI), që e dokumenton këtë çështje dhe ajo, në kohën e duhur, do të dalë. Por nuk jam i lirë ta zbuloj tani sepse është një çështje që nuk është ngritur ende.
Përveç kësaj, Dershowitz tha se në gjyqin e fajësimit të presidentit Donald Trump, argumenti i tij ishte shtrembëruar në mënyrë groteske nga ‘CNN’ dhe ai po mendon ta padisë rrjetin mediatik për këtë gjë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart