Një skenë e tmerrshme është zbuluar në një katedrale në Belgjikë. Bëhet fjalë për një mur të krijuar plotësisht me kocka njerëzore, sipas Daily Mail.
Muri qindra vjeçar u zbulua në Saint-Bavo në qytetin e Ghent-it, i cili është i ndërtuar me kockat e këmbëve të njerëzve të rritur, e me kafkat të vendosura në hapësirat e strukturës.
Ekspertët besojnë se eshtrat janë nxjerrë nga varrezat jashtë kishës për të bërë vend për varre të reja dhe për shkak se mbetjet skeletore nuk mund të hidheshin larg, ato u rivendosën si një mur në kishë.
Katedralja është ndërtuar në shekullin e 17-të, por arkeologët besojnë se eshtrat ishin të vjetra 200 vjet, në kohën kur ato u përdorën si materiale ndërtimi.
“Ky është një fenomen që ne nuk kemi hasur ende këtu. Kur pastroni një kopsht të kishës, skeletet nuk munden thjesht të hidhen larg. Duke qenë se besimtarët besojnë në ringjalljen e trupit, kockat u konsideruan pjesa më e rëndësishme.”– tha Janiek De Gryse, drejtuesi i projektit.
Megjithëse i tmerrshëm, muri në Saint-Bavo nuk është asgjë në krahasim me atë që u zbulua në një kishë të vogël në Kent. Zbulimi atje ishte një nga koleksionet më të mëdha dhe të eshtrave dhe kafkave të lashta njerëzore në Britani.