Një gjykatë Apeli në Holandë ka rikthyer një vendim të panelit ndërkombëtar të arbitrazhit se Rusia duhet të paguajë 50 miliardë dollarë si kompensim për aksionerët e gjigantit të naftës, ‘Yukos’, duke rrëzuar një vendim të mëparshëm të gjykatës.
Gjykata e Apelit e Hagës vendosi të martën se vendimi i vitit 2016, që anulonte vendimin e arbitrazhit ‘nuk ishte i saktë’, që do të thotë se ‘urdhri i arbitrazhit është përsëri në fuq’”.
Ministria ruse e Drejtësisë tha menjëherë pas vendimit se do e apelonte vendimin e gjykatës holandeze. Ajo tha se gjykata kishte injoruar faktin se ish-aksionerët e Yukos-it nuk ishin ‘investitorë të mirë e të besueshëm’.
‘Kontrolli mbi pasuritë e kësaj kompanie u mor përmes një numri veprimesh të paligjshme, përfshirë komplotin dhe ryshfetin e zyrtarëve. Gjatë administrimit të Yukos-it nga ish-pronarët, ka pasur evazion masiv të taksave, tërheqje të paligjshme të pasurive jashtë vendit, pastrim parash dhe veprime të tjera të paligjshme.’ – tha ministria në një deklaratë.
Paneli i arbitrazhit fillimisht kishte vendosur që Moska të merrte kontrollin e Yukos-it në vitin 2003.