Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari me reflekse të shpejta shpëton sportistin, e kap fluturimthi teksa po rrëzohej (Video)


Luftëtari artit marcial, Muay Thai, Neymar Paeminburee mund ta llogarisë veten me fat që i shpëtoi dëmtimit të mëtutjeshëm.

Veprimet e një gjyqtari me reagim të shpejtë e shpëtuan atë nga përplasja e kokës në ring, pasi ai u rrëzua pas një goditjeje të kundërshtarit.

Paeminburee u godit në mjekër gjatë një ndeshjeje në Kamboxhia dhe u rrëzua me shpejtësi por gjyqtari që ishte pranë e kapi fluturimthi në ajër duke shmangur përplasjen e kokës së tij në dërrasat e ringut, gjë që mund të kishte qenë fatale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *