Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Veliaj gënjeu, 80% nuk janë për punë publike por për ndërtime mbi 13 kate


Zëdhënësja e Partisë Demokratika Ina Zhupa ka përgënjeshtruar deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një emision televiziv mbi lejet e ndërtimit të dhëna në kryeqytet.

Sipas Veliajt shumica e lejeve janë dhënë për punë publike por për Zhupën këto janë deklarata të pavërteta duke nxjerrë grafikë për dhënien e lejeve ku sipas saj 80% lejeve janë për ndërtime mbi 30 kate.

Veliaj që premtoi publikisht që nuk do jepte leje ndërtimi, ka dhënë mbi 780 në 4 vite. E vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike! Ku vetëm në zonat pranë qendrës së Tiranës janë miratuar mbi 18 kulla me lartësi deri në 100 metra dhe volum sip. rreth 750.000 m2 ndërtim”-shkruan zëdhënësja e PD-së në rrjetet sociale.

Më tutje Zhupa shkruan seshumica e lejeve të ndërtimit për punë publike janë dhënë kur në krye të bashkisë ishte lideri demokrat Lulzim Basha duke përmendur disa nga projektet kryesore infrastrukturore.

Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite!

Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!”-thotë Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *