India po zhvillohet në një ekonomi në treg të hapur nga politikat e saj të mëparshme autarkike, thotë një një raport i një agjencie financiare me qendër në SHBA.
‘Ekonomia e Indisë është e pesta më e madhja në botë, me një GDP prej 2.94 trilionë dollarësh, duke kapërcyer Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën në vitin 2019.’ – thuhet në raport, siç citohet nga Press Trust of India.
Për ta krahasuar, madhësia e ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar është 2.83 trilionë dollarë, ndërsa ekonomia franceze është 2.71 trilionë dollarë.
Sipas raportit, për sa i përket barazisë së fuqisë blerëse, PBB-ja e Indisë arrin në 10.51 trilionë dollarë, duke tejkaluar atë të Japonisë dhe Gjermanisë. PBB për frymë e vendit është 2,170 dollarë për shkak të popullsisë së lartë të Indisë.