Vendosni fjalën kyçe....

“Ishte shumë emocionuese, të gjithë u përlotën gjatë xhirimit” – MARVEL do prezantojë puthjen e parë homoseksuale në film


Marvel po promovon puthjen e saj të parë homoseksuale mes dy burrash e ajo do shfaqet në serinë e re, ‘The Eternals’, që e ka premierën në kinematë botërore më 20 nëntor.

‘Të enjten, aktori Haaz Sleiman bëri puthjen e tij të ardhshme në ekran me Brian Tyree Henry. Të gjithë të pranishmit në setin e xhirimeve qanë nga emocioni,’ raporton MSN.

‘Është një puthje e bukur, shumë ngacmuese,’ tha njëri nga proganistët, Sleiman.

‘Për mua është shumë e rëndësishme të tregohet se sa e dashur dhe e bukur mund të jetë një familje LGBT. Ne e harrojmë atë sepse gjithmonë përshkruhemi si seksualë ose rebelë, harrojmë të lidhemi me atë pjesë njerëzore.’ – tha aktori.

Në këtë seri të Marvel marrin pjesë emra si Angelina Jolie, Salma Hayek, Kit Harrington etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *