Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli heq kufizimet në Gaza pas rikthimit të qetësisë


Izraeli anuloi sot masat ndëshkuese në Rripin e Gazës, të vendosura në kuadër të lëshimit të raketave drejt shtetit hebre nga enklava palestineze.

“Duke marrë parasysh qetësinë relative rreth Rripit të Gazës këto ditët e fundit dhe ndrërprerjen e lëshimit të raketave, u vendos (…) rikthimi i masave civile që ishin ndërprerë që prej fundjavës së kaluar”, njoftoi Cogat, organizëm i ngarkuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes për aktivitetet civile në Territoret palestineze.

Për sa kohë që do të mbahet qetësia, Izraeli do të zgjerojë zonën e peshkimit në 15 milje detare nesër dhe do të japë 2,000 leje të reja për të hyrë në Izrael për banorët e Gazës”, thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *