Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi vret drejtorin e spitalit në Wuhan


Kreu i një spitali kryesor në Wuhan, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi u bë i ditur nga televizioni shtetëror.

Mjeku Liu Zhiming, drejtori i Spitalit Wuchang, vdiq në orën 10:30. Ai është mjeku i dytë i shquar kinez që ka ndërruar jetë për shkak të epidemisë.

Në fillim të këtij muaji, miliona njerëz në Kinë vajtuan për vdekjen e mjekut Li Wenliang, i cili ishte i pari që ngriti alarmin për përhapjen e një virusi por u akuzua nga autoritetet se po përhapte lajme të rreme.

Si në rastin e vdekjes së Wenliang, edhe për mjekun Zhiming pati konfuzion në internet për gjendjen e tij mbrëmjen e kaluar.

Reuters shkruan se të hënën në mbrëmje, departamenti i propagandës së Partisë Komuniste i Komisionit Shëndetësor Hubei, shkroi në një postim në mediat sociale se Liu Zhiming kishte vdekur.

Por në një postim të dytë tha se Liu ishte gjallë.

“Sipas të afërmve të Liu, spitali është ende duke bërë çmos ta shpëtojë atë”– tha komisioni në postin e dytë, duke shtuar se keqinformimi i parë u bë nga një mik i mirë i Liu-t, i cili nuk ishte në dijeni të situatës së fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *