Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në Kosovë, policja vret prindërit e dy vëllezërit e më pas vetëvritet


Një masakër ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gjilanit, Kosovë.

Një punonjëse policie thuhet nëse ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas prokurorisë së Gjilanit, punonjësja e policisë me iniciale V.B., ka lënë të vdekur me armën e shërbimit katër anëtarët e familjes së saj e më pas është vetëvrarë.

‘Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13:00, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri vrare dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga policia.’ – thuhet në njoftimin zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *